Aktualitet

“Produkte të pasigurta për konsum”, AKU ndalon hyrjen e 387.1 ton mish të huaj në portin e Durrësit

23 Gusht 2019, 08:19 Nga DOSJA
“Produkte të pasigurta për konsum”, AKU ndalon hyrjen e

DURRËS- AKU ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në portin e Durrësit ka konstatuar disa ngarkesa me produkte importi të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Sipas njoftimit mësohet se AKU ka ndaluar hyrjen e 387.1 ton produkteve ushqimore të pasigurta në territorin shqiptar: 234.5 ton mish janë kthyer në vendin e origjinës dhe 152.6 ton të tjera janë në proces kthimi.

Në njoftimin e AKU-së thuhet se: Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues

Njoftimi i plotë i AKU-së: 

Në kuadër të mbarëvajtjes të sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimet rigoroze për cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve zyrtare të ushqimit si në terren ashtu dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.

Kontrollet e kryera nga inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit kanë konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Më konkretisht:

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

dhe me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF).

(a.b, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku aku ndalon hyrjen e produkteve ushqimore durres ushqime te pasigurta aku aku ndalon hyrjen e produkteve ushqimore durres ushqime te pasigurta

Sondazh

Poll