Aktualitet

U padit për parcelat e kanabisit/ Shefi i Komisariatit në Vaun e Dejës: FNSH s'ka zbuluar asgjë, e bëj punën me integritet

Ai u shpreh për mediat se pretendimet nuk qëndrojnë pasi kanë ardhur disa kontrolle nga Tirana, duke mos gjetur asgjë.

14 Tetor 2022, 14:24 Nga A.B
U padit për parcelat e kanabisit/ Shefi i Komisariatit në Vaun e
Bardh Spahiu

SHKODËR- Shefi i Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, Bardhyl Saliu ka reaguar pas akuzave që janë ngritur ndaj tij, nga Mark Zhuri, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, për lejimin e mbjelljes së kanabisit në zonë dhe kërcënimin me jetë të këtij të fundit. Ai u shpreh për mediat se pretendimet nuk qëndrojnë pasi kanë ardhur disa kontrolle nga Tirana e se punën e tij e bën me integritet duke dhënë vetë kontributin e tij profesional prej 37 vitesh.

Sipas Shefit të komisariatit Agjensia e Mbikqyrjes Policore së bashku më grupet e FNSh kanë ardhur 3 herë zonën e Vaut Dejes për të parë nëse kultivohej lëndë narkotike.

‘Unë zotit Zhuri i kam bërë kallëizm në prokurori që më 9 shtator të këtij viti. Ato që ai shkruan dhe akuzon nuk qëndrojnë. Për këto pretendime ka patur grupe që kanë ardhur dhe kanë kontrolluar territorin nga Tirana jo vetëm njëherë por disa herë. Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuza e kundërpërgjigje të tilla, kam 37 vite në Policinë e Shtetit dhe jam në këto detyra me integritet pa ndihmën e askujt, por duke dhënë kontributin tim profesional.’- tha Saliu.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri ka paditur ditën e sotme shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin që ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit dhe është paguar nga trafikantët. Katër ditë më parë, ai e denoncoi në Facebook Saliun për parcelat. Sot, Zhuri është paraqitur në Prokurori dhe ka dorëzuar një padi për Saliun, duke pretenduar se ai ka mbrojtur parcelat e drogës në Temal dhe ka marrë para nga trafikantët. 

bardhyl saliu mark zhuri

Sondazh

Poll