Politike

FT- Begaj pret ambasadoren e BE në Shqipëri, Hohmann i dorëzon progres-raportin e KE-së

Presidenti konfirmoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët institucionalë, politikë e shoqërorë.

14 Tetor 2022, 14:11 Nga A.B
FT- Begaj pret ambasadoren e BE në Shqipëri, Hohmann i dorëzon
Christiane Hohmann dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti ditën e sotme Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, e cila i dorëzoi zyrtarisht raportin e progresit për Shqipërinë. 

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e integrimit, Presidenti konfirmoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është dhe mbetet një prioritet strategjik i Shqipërisë dhe objektiv i pandryshueshëm, i mbështetur gjerësisht nga të gjithë faktorët institucionalë, politikë e shoqërorë.

FT- Begaj pret ambasadoren e BE në Shqipëri, Hohmann i dorëzon

Begaj shprehu vlerësimet për raportin e hartuar nga strukturat e Komisionit Evropian, për progresin e njohur dhe problematikat e evidentuara në raport. Ai nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Begaj u bën thirrje për përgjegjshmëri e transparencë të gjithë institucioneve shtetërore, për përfshirje të gjithë aktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, duke e konsideruar integrimin një objektiv dhe interes parësor kombëtar.

christiane hohmann bajram begaj

Sondazh

Poll