Politike

Rama mbërrin në Berlin, pritet të marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë: Flasim për inflacionin dhe krizën

Rama thotë se takimi i sotëm do të diskutojë disa çështje mes tyre inflacionin e luftës dhe krizën energjitike. 

14 Tetor 2022, 12:26 Nga f.g
Rama mbërrin në Berlin, pritet të marrë pjesë në
Fotot e nxjerra nga Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto nga avioni dhe njofton se ndodhet në Kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane. Rama thotë se takimi i sotëm do të diskutojë disa çështje mes tyre inflacionin e luftës dhe krizën energjitike. 

"Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në #PESCongress për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europiane",-shkruan Rama në Facebook.

Takimi vjen dy ditë pas përplasjes së Rama pati me përfaqësuesen e Socialistëve Evropianë në Asamblenë e PKE, Nina Kasimati. Për 2 ditë në Berlin do të mbahet Kongresi i Partive Europiane Socialiste./Dosja.al

edi rama kongresi i socialisteve evropiane

Sondazh

Poll