"Opozita e rublave"/ Berisha-Ramës: Akt burracaku, po e dëmton në palcë Kosovën, votoi ligjin për hetimin e krimeve
Kreu i PD-së tha se fjalimi i Ramës nuk është mbrojtje për ata që janë në Strasburg, por që është gjëja më e keqe që mund tu ndodhë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një akt burracaku postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e konsideroi Opozitën si të zhytur në 'rublat ruse', referuar lobingjeve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama kërkon të mbulojë atë që bëri në Këshillin e Evropës, ku sipas tij i nguli një thikë pas shpine Kosovës.
Kryedemokrati tha se Rama ka qenë në krye të Partisë Socialiste në momentin që në Kuvend është votuar ligji për hetimin ndërkombëtar të krimeve të luftës në territorin e Shqipërisë, gjë që tregon se Rama ka qenë 100% dakort me këtë gjë. Kreu i PD-së tha se fjalimi i Ramës nuk është mbrojtje për ata që janë në Strasburg, por që është gjëja më e keqe që mund tu ndodhë.
Pjesë nga fjala e Berishës?
Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100 përqind dakord me këtë. Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Rama. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë.
Nëse presidenti i një vendi u arrestua pothuajse në avion, që nuk ka ndodhur krurë, në mënyrën më të pamerituar, kjo ndodhi për shkak të fushatës anti-gjykatë të Ramës dhe Baton Stanishiçit. Absolutisht, qëndrimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë. Kjo me të gjitha, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare. Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë. Por Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë. Unë në radhë të parë jam kosovar. Kurse Edi Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale. Kosova ishte në prag të anëtarësimit, Rama kishte disa mënyra më efiçente që të lobonte për këtë anëtarësim.
Çfarë postoi Rama sot?
Kryeministri Rama ka publikuar një foto të vjetër të kryedemokratit Sali Berisha, kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha në kohën kur ishin në pushtet, të cilët i ka kosndieruar si 'opozita e rublave'. Kryeministri thotë se ata janë të zhytur thellë në thesin e parave ruse prandaj i dalin kundër fjalimit të tij për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, njësoj si në vitin 2011 kur votuan pro rezolutën e Asamblesë së PKE për raportin e Dick Marty-t.
Sondazh
Alibeaj në krye të PD-së në Fier? Berisha i ‘hap derën’: Bashkimi i partisë përmban çdo opsion!
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Enkelejd Alibeajt në k...
Fjalimi i Ramës, Berisha: Miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar! KiE të mos ndikohet, të provojë Kosovën
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka 'dënuar' sërish fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në...
Rama nxjerr foton Berisha-Meta-Basha: Opozita e rublave është zhytur thellë në thesin e parave ruse
Fotoja e postuar nga Rama TIRANE- Kryeministri Rama ka publikuar një foto të vjetër të kryedemokratit Sali Berisha, kryetarit të P...
Sulmi kibernetik, drejtoresha e AKSHI-t raporton te Siguria, Komisioni mbyll dyert për mediat
Linda Karcanaj, drejtoresha e AKSHI TIRANE- Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare i ka mbyllur sot dyert për tu zhvilluar pa pra...
Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzon shefin e Komisariatit: Mbron parcelat me kanabis, më kërcënon
Mark Zhuri SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri ka paditur shefin e komisariatit të Policis&eum...
Prokuroria nuk nisi hetimet për autoritetin e Dosjeve, Gjokutaj dhe Vasili: Do e ankimojmë, thirrën vetëm njërën palë
Genc Gjokutaj TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe mbrojtësi i kryetarit të Partisë së Liris&eum...
Protesta e pedagogëve/ Berisha: Të gjithë të dalin në shesh në mbështetje të tyre
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje studentëve e punonjësve të tjerë të universite...
Berisha tregon trinomin që do ta sjellë në pushtet: Primare, protesta dhe fitore
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se trinomi që do të sjellë triumfin e PD-së është p...
Raporti i Dick Marty, Berisha: Ka dy mënyra për të hequr njollën e vendin tonë
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka vetëm dy mënyra që mund të heqi...
Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës, Berisha: Turp, foli si Enver Hoxha
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës l...