Politike

Fjalimi i Ramës në KiE/ Berisha: Po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Strasburg, kjo është makbethiane

Berisha thotë se fjalimi i Ramës nuk i ka ndihmuar të arrestuarit që ndodhen në Hagë, por veçse i ka dëmtuar ata.

14 Tetor 2022, 12:35 Nga F.M
Fjalimi i Ramës në KiE/ Berisha: Po hedh valle në kurriz të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar 'makbethiane' fjalimin e kryeministrit Edi Rama në këshillin e Evropës. Në një konferencë me gazetarët, Berisha thotë se fjalimi i Ramës nuk i ka ndihmuar të arrestuarit që ndodhen në Hagë, por veçse i ka dëmtuar ata.

"Rama po hedh valle në kurriz të atyre që janë në Strasburg. Kjo është makbethiane. Do t'i ndihmojë ata, të bëjë kërkesën, jo të dalë të mbajë fjalime. Ndaloni fushatën e tij politike, është e dëmshme, fushata e parë çoi arrestimin në avion, çfarë ishte ajo? Fushata e dytë mund të na rrokullisë edhe më shumë,"- tha Berisha. 

Çfarë tha Rama në KiE?

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “të pashembullta”.

sali berisha

Sondazh

Poll