14 Tetor 2022, 12:33
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur pedagogut Lush Susaj, i cili nga protesta tha se universtiteti duhet të qëndrojë larg 3 familjeve politike 'Rama-Berisha-Meta' që kanë udhëhequr vendin prej 25 vitesh. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se kritikat e pedagogëve nuk do ta ndalojnë atë që t'i mëbshtesë në protestë. Kryedemokrati u shpreh se PD-ja mbështet kauzat dhe jo personat.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Sot është zhvilluar një protestë e pedagogëve në Tiranë, ka pasur pedagogë që janë artikuluar kundër jush, sa herë qeveria Berisha ka rritur pagat e pedagogëve kur ju ishit në krye të vendit?
Sali Berisha: Nuk përbën asnjë pengesë fakti që ata shprehen kundër meje. Qeveria Berisha ka rritur me më shumë se 40-50% rrogat e pedagogëve, ka rritur buxhetin në mënyrën më të ndjeshme për arsimin, për shkencën, ka mbajtur një qëndrim, ka dyfishuar numrin e stafit akademik, ka investuar në dhjetëra, dhjetëra million euro, në logjistikë, në kampuse dhe univeristete. Nuk them se u arrit maksimumi, por ishte një proces mbështetje absolute. Mbi të gjitha garnatoi lirinë akademike, nuk çoi komisarë, nuk ngriti borde, ka qenë një situatë krejt tjetër, nuk kam asgjë me ta. Asgjë s’e pengon Partinë Demokratike të mbështesë çdo kauzë, ne mbështesim kauzat dhe jo personat. Jemi rreshtuar me kauza të drejta.
sali berisha
Politike
14 Tetor 2022, 12:27
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një akt burracaku postimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ...
Politike
14 Tetor 2022, 12:19
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e Enkelejd Alibeajt në k...
Politike
14 Tetor 2022, 12:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka 'dënuar' sërish fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në...
Politike
14 Tetor 2022, 12:13
f.g
Fotoja e postuar nga Rama
TIRANE- Kryeministri Rama ka publikuar një foto të vjetër të kryedemokratit Sali Berisha, kryetarit të P...
Politike
14 Tetor 2022, 12:04
f.g
Linda Karcanaj, drejtoresha e AKSHI
TIRANE- Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare i ka mbyllur sot dyert për tu zhvilluar pa pra...
Politike
14 Tetor 2022, 10:51
F.M
Mark Zhuri
SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri ka paditur shefin e komisariatit të Policis&eum...
Politike
14 Tetor 2022, 10:14
F.M
Genc Gjokutaj
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe mbrojtësi i kryetarit të Partisë së Liris&eum...
Politike
14 Tetor 2022, 09:41
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje studentëve e punonjësve të tjerë të universite...
Politike
13 Tetor 2022, 23:11
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se trinomi që do të sjellë triumfin e PD-së është p...
Politike
13 Tetor 2022, 23:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se ka vetëm dy mënyra që mund të heqi...