Politike

Rama nxjerr foton Berisha-Meta-Basha: Opozita e rublave është zhytur thellë në thesin e parave ruse

Rama thotë se kjo është arsyeja pse opozita i del kundër fjalimit të tij për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

14 Tetor 2022, 12:13 Nga f.g
Rama nxjerr foton Berisha-Meta-Basha: Opozita e rublave është zhytur
Fotoja e postuar nga Rama

TIRANE- Kryeministri Rama ka publikuar një foto të vjetër të kryedemokratit Sali Berisha, kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha në kohën kur ishin në pushtet. Rama thotë se opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse prandaj i del kundër fjalimit të tij për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Rama thotë se njësoj si në vitin 2011 kur votuan pro rezolutën e Asamblesë së PKE për raportin e Dick Martyt edhe sot flasin kundër.

POSTIMI I RAMES: 

Fotoja e publikuar nga Rama në bardhezi u nxorr sot nga deputeti i PS, Taulant Balla. Debati politik në Shqipëri nisi pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Strasburg, ku tha se raporti i Dick Martyt për krimet e pretenduara nga drejtuesit e UÇK është "fake news", ndërsa shtoi se ky raport ishte një dështim i turpshëm i diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë. Fjalimi nxiti akuza në Shqipëri ku kryedemokrati Sali Berisha e quajti të turpshëm dhe të tepruar, ndërsa e krahasoi Ramën me liderin kubanez Fidel Kastro. /Dosja.al


 

edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022 sali berisha ilir meta lulzim basha

Sondazh

Poll