Politike

Protesta e pedagogëve/ Berisha: Të gjithë të dalin në shesh në mbështetje të tyre

Protesta do të nisë sot në shesh dhe kryedemokrati kërkon që të gjithë pedagogët t’i bashkohen sindikatës.

14 Tetor 2022, 09:41 Nga F.M
Protesta e pedagogëve/ Berisha: Të gjithë të dalin në
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje studentëve e punonjësve të tjerë të universiteteve që të dalin në protestën e pedagogëve. Protesta do të nisë sot në shesh dhe kryedemokrati kërkon që të gjithë pedagogët t’i bashkohen sindikatës.

Postimi i Plotë:

Të gjithë në Protestë!
Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit.

Pedagogët kanë paralajmëruar një tjetër protestë që nis sot. Nëse nuk u rrisin pagat, pedagogë kanë paralajmëruar bojkotin e vitit të ri akademik që pritet të nisë në 17 tetor. Deri më tani, ministria e Arsimit ka ndërmarrë vendimin për një rritje prej vetëm 7%, që për pedagogët është i papërfillshëm.

sali berisha protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll