Politike

Berisha tregon trinomin që do ta sjellë në pushtet: Primare, protesta dhe fitore

Në lidhje me fitoren e të djathtës në Itali, Berisha theksoi se ka kontakte të ngushta me Silvio Berlusconin por edhe me Giorgia Melonin.

13 Tetor 2022, 23:11 Nga I.A
Berisha tregon trinomin që do ta sjellë në pushtet: Primare,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se trinomi që do të sjellë triumfin e PD-së është protestat, primaret dhe fitorja. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Berisha theksoi se së shpejti në vend do të ketë një furtunë protestash. Po ashtu ka theksuar se betejat e PD-së do të jenë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme.

“Protesta, primare dhe fitore janë trinomi që do të sjellin triumfin e PD-së. Se kur fiton partia është e njohur, ajo që fiton më shumë vota. Vota në total është vota e partisë. Nëse PS del e para quhet humbje. Ka një urrejtje mbarëpopullore ndaj partisë Socialiste. Do ketë zhvillime në këtë periudhë. Zgjedhjet lokale do të jenë fundi i prillit fillimi i majit. Vjeshta nuk iku, është gjysma e vjeshtës. Do ketë edhe betejë edhe protesta dhe fitore, do të jetë trinom. Opozita do bëjë gjithçka që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, Edi Rama është armik i votës së lirë. Opozita pritet të ketë fortunë protestash përpara Vitit të Ri” tha Berisha.

Në lidhje me fitoren e të djathtës në Itali, Berisha theksoi se ka kontakte të ngushta me Silvio Berlusconin por edhe me Giorgia Melonin.

“Zonja Meloni është kryetare e njërës prej partive kryesore të spektrit politik të Italisë. Ajo ka qenë Alenca Nacionale që ka qenë partia e dytë në spektrin e djathtë. Ajo arriti ta nxirtte partinë të parën në spektrin politik të djathtë. Si Salvini dhe Berluskoni do të donin të ishin të parat. Kam folur dhe kam komunikuar me enturazhin e Berluskonit, por me atë personalisht jo. Meloni ka qenë një personalitet politik, ministre në kohën e Aleancës kur Silvio ishte kryeministër. Ajo mori atë parti dhe e rriti, i ndryshoi emrin dhe e nxori parti të parë me një rritje të shpejtë. Është fasinante. Kam komunikuar me të dhe me stafin me letra," përfundoi ai.

sali berisha

Sondazh

Poll