13 Tetor 2022, 22:53
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar se edhe Lulzim Basha është deputet i Partisë Demokratike. Por kërkon që fillimisht ai të sqarojë çështjen dhe akuzat e ngritura ndaj tij për lobimin rus të PD-së gjatë kohës kur e kishte në drejtim selinë blu. I ftuar sot në emisionin "Opinion", Berisha tha se ish-kryetari i demokratëve ka një aferë të hapur, për çështjen e financimeve ruse dhe se duhet të faktojë se paratë që ka marrë, nuk kanë burim rus.
PJESË NGA BERISHA:
Berisha: Gjykata ka një vendim. Vendimi i gjykatës është vendim gjykate. Unë nuk them se nuk ekzistojnë probleme. Fakti që ata ofrohen pa kushte, është një moment në të cilin vërtetë mund të realizohet një bashkim i të gjithë PD-së dhe të ecet drejt një fitore. Në negociatë i njoh si deputetë të PD-së. Për PD-në ata janë deputetë dhe anëtarë. Zoti Basha është padyshim, por rregulli me të, të jem i sinqertë, ai është i akuzuar për një aferë. Ai ka deklaurar prapa se kurrë nuk është e vërtetë. Kjo nuk i merret parasysh nëse ai nuk tregon dhe fakton se paratë i ka marrë nga X person që nuk ka lidhje me burimet ruse. Kemi të bëjmë me një moment tmerrësisht problematik. PD është një parti që ka punuar kundër interesave strategjike ruse.
Berisha: Në negociata i njoh si anëtarë të PD, si deputetë të PD. Për PD ata janë anëtarë dhe deputetë të PD.
Fevziu: Përfshirë zotin Basha ?
Berisha: Zoti Basha pa dyshim është, por ai është i akuzuar për një aferë që tani dueht ta sqarojë. Ai ka deklaruar mbrapa që kurrë nuk është e vërtetë, por kjo nuk i merret parasysh nëse nuk tregon dhe nuk fakton se paratë i ka marr nga X person që s’ka asnjë lidhje nga burimet ruse.
Fevziu: E njëjta gjë që Basha bëri me ju, që s’mund të jeni anëtarë të PD, derisa të sqarohëeni.
Berisha: Ky është një provblem shumë i madh sepse kemi të bëjmë me një moment tmerrësisht problematik. Është jashtë çdo imagjinate që të pranoheshin para ruse.
Blendi Fevziu: A kanë dalë këto para nga arka e PD?
Sali Berisha: Asnjë qindarkë!
Blendi Fevziu: Po nga kanë dalë? Sepse Lekët kanë shkuar.
Sali Berisha: Kjo është një aferë personale e tij. Ai duhet të tregojë pasi ai mashtroi. Ai tha, se nuk ka marrë kurrë para ruse. Në qoftë se nuk ke marrë kurrë para ruse, atëherë trego se ku i more. Prano dhe të dënohesh. Prano dhe një dënim. Duhet t’i pranosh që t’i hequr vetes një njollë të tmerrshme. Ai nuk e tregon se ku i mori. E dyta, ato para as nuk kanë hyrë dhe nuk kanë dalë nga arka e PD. Dosja në prokurori tregon që nuk është kryer asnjë veprim, me asnjë qindarkë nga PD në këtë drejtim. Atëherë, Lulzim Basha duhet të dalë të thotë: “unë ato para i kam marrë tek filani. I kam dërguar në Skoci.” Që paratë kanë shkuar nga Skocia për në SHBA është e faktuar. I kam dërguar tek këto kompani në Skoci me filanin dhe pastaj del që paratë kanë qenë ruse ose jo. Janë përdorur kanale ruse apo nuk janë përdorur kanale ruse.
sali berisha
Politike
13 Tetor 2022, 22:29
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se kudo që shkon gjen urrejtje ndaj qeverisë, ndërs...
Politike
13 Tetor 2022, 22:27
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka vlerësim maksimal për mjekun Ilir Alimehmeti, për të cilin d...
Politike
13 Tetor 2022, 22:13
k.m.
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se objektivi i opozitës për zgjedhjet lokale është fitor...
Politike
13 Tetor 2022, 22:08
k.m.
Grida Duma dhe Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar rastësisht me deputeten Grida Duma. ...
Politike
13 Tetor 2022, 21:56
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për zgjedhjet lokale dhe mënyrën se si do fun...
Politike
13 Tetor 2022, 21:30
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije një lajm të ri lidhur me luftën e tij për të kthyer pas...
Politike
13 Tetor 2022, 21:17
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se mirëpret bashkimin e PD dhe negociatat me deputet&e...
Politike
13 Tetor 2022, 21:05
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi se përse ka hapur një llogari në TikTok. I ftuar mbr&eum...
Politike
13 Tetor 2022, 19:11
k.m.
Fotot nga Kuvendi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbledhur si zakonisht edhe këtë të enjte deputetët e vendit. Por tek t...
Politike
13 Tetor 2022, 17:46
k.m.
Edi Rama
STRASBURG- Fjalimi i kryeministrit Edi Rama dje në Këshillin e Europës ka bërë bujë, edhe pse jo për mirë...