Politike

Berisha: Pa diskutim që gjatë qeverisjes time ka patur korrupsion

Sali Berisha tha se nuk ka patur tendera sekret dhe edhe pse ka hedhur shumë firma si kryeministër i Shqipërisë, asnjëra prej tyre në kundërshtim me ligjin.

13 Tetor 2022, 22:58 Nga k.m.
Berisha: Pa diskutim që gjatë qeverisjes time ka patur korrupsion
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar se edhe në kohën kur ai qeveriste vendin ka pasur korrupsion. Por shtoi se lufta ka qenë më e fortë. Sonte, i ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tha se nuk ka patur tendera sekret dhe edhe pse ka hedhur shumë firma si kryeministër i Shqipërisë, asnjëra prej tyre në kundërshtim me ligjin.

"Nëse gjendet kund firma ime për një qindarkë të marrë nga buxheti i shtetit, paratë publike, që ka marrë Damir Fazlliç nga fondet dhe pasuritë publike, unë i pranoj të gjitha. Ka zero. Unë kam hedhur firma më shumë se të gjitha firmat e socialistëve në pushtet. Kryeministri ka një department juridik që ka detyrë të shikojë përputhshmërinë me ligjin çdo firmë. Ka një sekretar të përgjithshëm, ka një department kundër korrupsionit. Nëse do që të jetë korrekt, unë kam qenë kryeministri që mund të jenë më shumë se 7000 firma. Ka pasur korrupsion. Ka pasur një luftë kundër korrupsionit. Ka patur konkurrencë. Nuk ka patuar prokurime sekrete apo me fonde maksimale,"-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll