Politike

Alimehmeti kandidat për Tiranën? Berisha: Tiranën e kemi fituar 4 herë me profil politik

Sali Berisha tha se kriteri kryesor për të kandiduar për bashkitë është fitorja në procesin e primareve në PD. 

13 Tetor 2022, 22:27 Nga k.m.
Alimehmeti kandidat për Tiranën? Berisha: Tiranën e kemi fituar 4
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka vlerësim maksimal për mjekun Ilir Alimehmeti, për të cilin diskutohet se mund të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sot, Berisha i ftuar në emisionin “Opinion” tha se kriteri kryesor për të kandiduar për bashkitë është fitorja në procesin e primareve në PD. 

PJESË NGA BISEDA: 

Pyetje: Kush do ishte njeriu më adapt për të kandiduar për kryetar bashkie?

Berisha: Kandidati më adapt për Tiranën do jetë ai që do fitojë në primaret.

Pyetje: Ilir Alimehmeti, a e ka mbështetjen tuaj?

Berisha: Ilir Alimehmeti, ai është një djalë me reputacion të plotë, vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai ose tjetri, këtë nuk e dimë. (Për mjekun Alimehmeti) Me reputacion të plotë, të njohur. Vlerësimin tim e ka maksimal. Por a do jetë ai apo një tjetër…

Fevziu: Cili do jetë profili?

Berisha: Tiranën e kermi fituar 3 herë me profil politik, e kemi fituar 4 herë. Me Sali Kelmendin, Albert Brojkën, me Spartak Ngjelën se e fitoi Ngjela, por ja mori me banda Edi Rama dhe me Bashën. Tirana është fituar 4 herë nga PD. Me profil politik në të 4 rastet, çka do të thotë që fiton profili politik. Por mund të mos jetë politik. Ai që do marrë më shumë vota në primare, ai do shkojë.

sali berisha ilir alimehmeti

Sondazh

Poll