Politike

ME FOTO- HERA E PARË pas ndarjes! Sali Berisha takohet me Grida Dumën

13 Tetor 2022, 22:08 Nga k.m.
ME FOTO- HERA E PARË pas ndarjes! Sali Berisha takohet me Grida Dumën
Grida Duma dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar rastësisht me deputeten Grida Duma. Kjo për herë të parë që pas trazirave që ndanë në disa grupe selinë blu. Disa ditë pasi pranoi se nuk kishte pasur asnjë komunikim me kryedemokratin, duket se tashmë ky ishte momenti për Dumën që ajo të takohej me liderin historik të PD-së. 

Deputetja ishte e ftuar në “Klan News” ku foli lidhur me situatën e brendshme të PD, për bashkimin e saj si dhe për mënyrën se si partia më e madhe opozitare mund të dalë fituese në zgjedhjet lokale, ndërsa Berisha po hynte për të shkuar në studiot e  emisionit “Opinion”.

ME FOTO- HERA E PARË pas ndarjes! Sali Berisha takohet me Grida Dumën

Siç duket nga pamjet e mësipërme të gjithë flasin pak në këmbë, ndërsa Berisha nuk e kursen buzëqeshjen për deputeten, edhe pse kjo e fundit jo gjithmonë ka qenë pranë tij. Duma ishte një nga zërat pranë kryedemokratit Lulzim Basha. Pas largimit të tij, e deri më tani ajo është pjesë e një grupi "asnjëanës" që deri më tani nuk ka mbajtur anë as nga Enkelejd Alibeaj dhe as nga Berisha. 

grida duma sali berisha

Sondazh

Poll