Politike

'Meta erdhi me tezë në zyrë'/ Berisha tregon DETAJE: Pragmatik, tha se ishte tradhtuar nga partitë e mëdha

Sali Berisha tha se ka rakorduar me Metën dhe se ky i fundit synon të fushatojë më shumë këshillat bashkiakë.

13 Tetor 2022, 21:56 Nga k.m.
'Meta erdhi me tezë në zyrë'/ Berisha tregon DETAJE:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për zgjedhjet lokale dhe mënyrën se si do funksionojë me partitë e tjera dhe Primaret. I ftuar sot në emisionin "Opinion", Sali Berisha tregoi edhe për takimin e tij me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Berisha tha se ka rakorduar me Metën dhe se ky i fundit synon të fushatojë më shumë këshillat bashkiakë. Ai tha se në biseda, Meta është shfaqur pragmatist, por pohoi se beson që do të ketë një marrëveshje me të.

"Do caktohen qarqet ku do ketë kandidatë të PD. Zoti Meta në fakt ishte shumë pragmatik. Më erdhi më tezën se sa herë kemi kërkuar bashkitë e mëdha, jemi tradhëtuar nga partitë e mëdha. Mori Elbasanin, e nuk mund të them që u mobilizua e gjithë PD e Elbasanit. Ai më tha mua, se kishte ndërmend që të bënte fushatë për këshillat bashkiake. Jemi një koalicion. Do kemi një marrëveshje shumë shpejt. Me Këshillat bashkiakë do të dalin me logon e tyre. Nuk janë kundër Primareve por kërkojnë "poll-e". Nuk jam kundër, por janë të kushtueshme,"-tha Berisha. 

PJESË NGA BISEDA:

Fevziu: A keni rakordouar me Partinë e Lirisë?

Meta: Plotësisht, zoti Meta është plotësisht me primaret.

Fevziu: Do ketë kandidat të Partisë së Lirisë në primare?

Berisha: Nëse do ketë kandidatë të Partisë së Lirisë, do përcaktohet bashkia.

Fevziu: Dhe nuk do ketë primare në atë bashki?

Berisha: Unë them që do ketë.

Fevziu: Çfarë ju ka thënë zoti Meta?

Berisha: Në fakt ishte shumë pragmatik.

Fevziu: Nuk është se nuk shquhet për këtë gjë.

Berisha: Është me tezën që sa herë kemi kërkuar bashki të mëdha jemi tradhtuar nga partitë e mëdha. Për socialistët e kishte të drejtë në fakt. Ai kishte ndër mend të fushatonte fort për këshillat bashkiake.

sali berisha

Sondazh

Poll