Bota

Sot diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën, ç'po ndodh në Këshillin Evropian

Ditë më parë Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian dokumentin ku konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

13 Tetor 2022, 15:23 Nga I.A
Sot diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën, ç'po
Keshilli Evropian

BRUKSEL- Çështja e liberalizimit të vizave sot është temë diskutimi në Grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian. Telegrafi shkruan se këtë e ka konfirmuar Presidenca çeke e Bashkimit Evropian.

“Mund të konfirmoj se Presidenca çeke ka vendosur të vë në diskutim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën në takimin e Grupit punues të Këshillit Evropian. Kjo çështje diskutohet sot, më 13 tetor”, thuhet në deklaratën e Presidencës çeke.

Ditë më parë Komisioni Evropian u ka dërguar vendeve të Bashkimit Evropian dokumentin ku konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Po në këtë dokument thuhet se Komisioni konfirmon se mbetet në fuqi propozimi që BE-ja t’i liberalizojë vizat për Kosovën.

liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll