Bota

Pritje aspak e ngrohtë! VIDEO- Mbreti Charles- Lizz Truss: O Zoti im, je këtu përsëri

Kryeministrja britanike priste një pritje ndryshe nga mbreti gjatë seancës javore

13 Tetor 2022, 15:23 Nga A.B
Pritje aspak e ngrohtë! VIDEO- Mbreti Charles- Lizz Truss: O Zoti im, je
Lizz Truss dhe Mbreti

BRITANI E MADHE- Kryeministrja Liz Truss nuk duket se gëzon besimin e mbretit Charles III. Këtë fakt e dëshmon edhe qëndrimi që mbajti mbreti gjatë seancës javore të kryeministres. Më konkretisht, në një video të publikuar nga Buckingham Palace, Charles III ka përgatitur... një pritje jo shumë të ngrohtë për Liz Truss.

Ndërsa kryeministrja hyn në dhomën e pritjes, ajo thotë: "Kryeministër, madhëria juaj", ndërsa Lis Truss shkon përpara për të shtrënguar duart me mbretin, i thotë. “Madhëria juaj, më vjen mirë që ju shoh sërish”.

Mbreti, duke buzëqeshur, i përgjigjet asaj: "Pra ju jeni kthyer përsëri?" për të marrë përgjigjen nga Truss e cila i thotë: “Është kënaqësia ime e madhe”.

Megjithatë, ajo që askush nuk priste të dëgjonte ishin fjalët e Mbretit: “Zoti im, Zoti im. Gjithsesi”, tha ai. 

Megjithatë, nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte mbreti, por Truss po kalon një kohë të vështirë teksa ka marrë detyrën.

liz truss mbreti charles iii

Sondazh

Poll