Bota

Fjalimi i Ramës në KiE, djali i ish-presidentit Thaçi: Përkrahim luftën e tij për të vërtetën! Historia e UÇK-së do të triumfojë

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram Thaçi ka postuar një pjesë nga fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare dhe shkruan se i është mirënjohës për atë që ka bërë për babain e tij.

13 Tetor 2022, 14:47 Nga e.k
Fjalimi i Ramës në KiE, djali i ish-presidentit Thaçi:
Endrit Thaçi dhe Edi Rama

KOSOVË- Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas fjalimit të mbajtur dje nga kryeministri, Edi Rama në Këshillin e Europës. Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram Thaçi ka postuar një pjesë nga fjalimi i kreut të qeverisë shqiptare dhe shkruan se i është mirënjohës për atë që ka bërë për babain e tij.

"Mburrje, krenari dhe lehtësim për çka u dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përhëerë. Familja Thaçi i falenderohet me përkulje kryeministrit të Shqipërisë dhe e përkrah fuqishëm në luftën e tij për të vërtetën. Fundi ka si rezultat fitoren, si gjithmonë", shkruan ai.

Fjalimi i Ramës në KiE, djali i ish-presidentit Thaçi:

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

edi rama endrit thaci

Sondazh

Poll