Bota

Takimi me Erdogan, Putin propozon qendër të re evropiane të gazit në Turqi

Në një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai tha se rruga nëpërmjet Turqisë po rezultonte të jetë mënyra më e besueshme për të çuar gazin në BE.

13 Tetor 2022, 13:39 Nga d.a.
Takimi me Erdogan, Putin propozon qendër të re evropiane të gazit
Putin dhe Erdogan

KAZAKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi se Turqia mund të përdoret si një qendër për të shpërndarë gazin rus në Evropë.

Në një takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ai tha se rruga nëpërmjet Turqisë po rezultonte të jetë mënyra më e besueshme për të çuar gazin në BE.

Furnizimi me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream nga Rusia në Gjermani është ndërprerë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u ndal plotësisht pas një shpërthimi në tubacionin nën Detin Baltik, i cili besohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm sabotimi.

Të mërkurën, Putin tha se vëllimet e humbura nga gazsjellësi Nord Stream mund të zhvendosen në rajonin e Detit të Zi, duke e bërë Turqinë qendrën më të madhe për furnizimet me gaz në Evropë.

takimi putin-erdogan

Sondazh

Poll