Bota

Shpërthimi në autobuzin ushtarak në Siri vret 18 ushtarë dhe plagos mbi 27 të tjerë

Sulme të ngjashme gjatë viteve të fundit kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra ushtarë në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit të shkatërruar nga lufta.

13 Tetor 2022, 13:42 Nga d.a.
Shpërthimi në autobuzin ushtarak në Siri vret 18 ushtarë dhe
shperthim ne Siri

SIRI- Një bombë shpërtheu pranë një autobusi ushtarak sirian të enjten, duke vrarë 18 ushtarë dhe duke plagosur 27 të tjerë, njoftoi media shtetërore siriane duke cituar një burim ushtarak.

Sipas mediave, sulme të ngjashme gjatë viteve të fundit kanë vrarë dhe plagosur dhjetëra ushtarë në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit të shkatërruar nga lufta. Marsin e kaluar, militantët sulmuan një autobus ushtarak pranë Palmirës në Sirinë qendrore, duke vrarë 13 trupa dhe duke plagosur 18 të tjerë.

Autoritetet siriane në të kaluarën kanë fajësuar për sulme të tilla militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë qenë aktivë në Sirinë jugore dhe qendrore, pavarësisht se kanë humbur kontrollin territorial në vend që nga viti 2019.

shperthim ne siri 18 te vdekur ne siri

Sondazh

Poll