Bota

"Nuk duam luftë botërore", Macron përjell mesazhin e rëndësishëm para takimit Putin-Macron

Në një postim në Twitter Macron shkruan se nuk duan një luftë botërore duke përcjellë kështu një mesazh pikërisht këtij takimi dypalësh.

13 Tetor 2022, 13:16 Nga d.a.
"Nuk duam luftë botërore", Macron përjell mesazhin e
Putin, Erdogan dhe Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë disa deklarata ditën e sotme, pak para takimit mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij turk Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në Twitter Macron shkruan se nuk duan një luftë botërore duke përcjellë kështu një mesazh pikërisht këtij takimi dypalësh.

"Ne nuk duam një luftë botërore"-shkroi Macron.

 

Udhëheqësi francez tha se Putin duhet të "kthehet në tryezë" për të diskutuar paqen në Ukrainë dhe se ai mendon se Kievi do të duhet të negociojë me të në një moment.

Sot, para së gjithash, Vladimir Putin duhet të ndalojë këtë luftë, të respektojë integritetin territorial të Ukrainës dhe të kthehet në tryezë për bisedime”, tha ai.

Erdogan ka bërë thirrje vazhdimisht për t'i dhënë fund luftës dhe ka luajtur një rol kyç në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB midis Moskës dhe Kievit këtë verë për të lejuar rifillimin e dërgesave të grurit nga portet e Detit të Zi në Ukrainë.

emmanuel macron takimi putin-erdogan

Sondazh

Poll