Aktualitet

Kërkoi rikthimin në detyrë, GJEDNJ rrëzon kërkesën e Fullanit: E papranueshme!

Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm.

13 Tetor 2022, 11:28 Nga f.g
Kërkoi rikthimin në detyrë, GJEDNJ rrëzon kërkesën
Ardian Fullani

TIRANE- Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar kërkesën e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. GJEDNJ vendosi të mospranojë kërkesën e Fullanit që pretendonte se duhet të rikthehej në detyrë pasi sipas tij i ishin shkelur të drejtat. GJEDNJ argumenton se kërkesa është e papranueshme. 

Ish-guvernatori u arrestua në  vitin 2014 me akuzën e vjedhjes duke shpërdorur detyrën për 713 milionë lekë të reja. Më pas, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë votoi për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit në vitin 2014 dhe u miratua nga Kuvendi, pas skandalit që plasi në Bankën Qendrore.

Ardian Fullani fillimisht u arrestua, më pas Gjykata vendosi arrest shtëpie, kurse vendimi i Apelit, më 23 dhjetor të 2015 e shpalli të pafajshëm. Pas arrestimit dhe shkarkimit ish Guvernatori, Ardian Fullani, paditi në Gjykatën Administrative, Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra, duke kërkuar dëmshpërblim. Gjykata i dha të drejtë duke fituar 56 paga dëmshpërblim./Dosja.al

ardian fullani gjednj

Sondazh

Poll