Aktualitet

Ngacmimi në Instagram solli masakrën në Klos, familjet Shira dhe Mjeshtri kishin lidhje gjaku

Banorët e zonës janë shprehur se lidhja e gjakut mes dy familjeve ka bërë që të niste sherri pasi kishin marrë vesh se Kenado Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.

13 Tetor 2022, 11:54 Nga F.M
Ngacmimi në Instagram solli masakrën në Klos, familjet Shira dhe
Vendi ku ndodhi masakra në Klos

TIRANË- Familja Shira me familjen Mjeshtri që u përplasën me armë zjarri një ditë më parë, ngjarje që solli tre të vdekur e dy të plagosur, ishin kushërinj me njëri-tjetrin. Banorët e zonës janë shprehur për Report TV se lidhja e gjakut mes dy familjeve ka bërë që të niste sherri pasi kishin marrë vesh se Kenado Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.

“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norgvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenado. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak,”- thotë njëri.

Ato janë gjak, janë të dytit kushëri,”- thotë një tjetër banor.

“Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët,”- thotë një i afërm.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

masakra e klosit

Sondazh

Poll