Aktualitet

FOTOJA-Masakra e Klosit/ Gjurmët që lanë të shtënat në lokal, dëshmitarët: Palët biseduan vetëm 5 minuta

Familjet banojnë në dy fshatra të ndryshëm. Lokali ishte i mbyllur dhe ata janë ulur në verandë.

13 Tetor 2022, 10:52 Nga F.M
FOTOJA-Masakra e Klosit/ Gjurmët që lanë të shtënat
Lokali në Klos

KLOS- Fotoja që po shikoni tregon gjurmët që ka lënë masakra e Klosit në lokalin ku dhe mbeti i vrarë Kenado Shira, vetëm 17 vjeç. Adoleshenti u paraqit së bashku me të atin, Liri Shira, 44 vjeç (mbeti i plagosur e ndërroi jetë në spital) dhe kushërinjtë Eglantin e Renado Hasula për tu sqaruar me tre anëtarë të familjes Mjeshtri, Bakir, Besnik dhe Fiqiri pasi kishte kërcënuar në Instageam vajzën e këtij të fundit.

Familjet banojnë në dy fshatra të ndryshëm. Lokali ishte i mbyllur dhe ata janë ulur në verandë. Dëshmitarët kanë rrëfyer se biseda mes tyre ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe më pas kanë nisur të shtënat. Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre në tavolinë.

masakra e klosit

Sondazh

Poll