Aktualitet

Priste të bëhej baba për herë të dytë, ndërron jetë në aksident shqiptari në Greqi

Traktori ka dalë nga rruga dhe është përmbysur dhe u konstatua se drejtuesi i saj, baba i një fëmije, nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë në vend.

13 Tetor 2022, 10:52 Nga d.a.
Priste të bëhej baba për herë të dytë,
aksidenti ne Greqi

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një zonë kënetore në fushën mes Katoçit dhe Lesinit ku ka ndërruar jetë një shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, traktori ka dalë nga rruga dhe është përmbysur dhe u konstatua se drejtuesi i saj, baba i një fëmije, nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen ishte se shqiptari në ditët në vijim ishte në pritje të lidnjes së fëmijës së tij të dytë pasi gruaja ishte shtatzanë në muajin e nëntë.

Shërbimet kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit me fatalitet.

vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll