Aktualitet

Hapte pakot dhe gjërat me vlerë ia dhuronte të dashurës, arrestohet korrieri shqiptar në Itali

Korrieri shqiptar kishte kohë që bënte këtë "marifet" dhe së fundmi u kap në flagrancë nga policia pas disa denoncimeve të klientëve të cilët në pakot e tyre në vend të mallit të poreositur gjenin gura apo objekte të tjera të pavlera.

13 Tetor 2022, 10:41 Nga d.a.
Hapte pakot dhe gjërat me vlerë ia dhuronte të dashurës,
Foto ilustruese

ITALI- Detyra e tij ishte të dorëzonte pakot e porositura nga klientët por në vend të kësaj një 25-vjeçar shqiptar i merrte për vete dhe në vend të tyre vinte gjëra pa vlerë thjesht për të balancuar peshën e tyre.

Sipas mediave vendase, korrieri shqiptar kishte kohë që bënte këtë "marifet" dhe së fundmi u kap në flagrancë nga policia pas disa denoncimeve të klientëve të cilët në pakot e tyre në vend të mallit të poreositur gjenin gura apo objekte të tjera të pavlera.

Policia njoftoi se 25-vjeçari vidhte zakonisht mallra të çmuar ku u zbulua se i kishte dhuruar të dashurës së tij syze dielli apo sende të tjera me vlerë si dhe kishte mbushur garderobën e saj me veshje.

Sapo turni i punës kishte filluar dhe mbërriti në zonën e Torpignattara, një lagje e populluar në lindje të periferisë së Kapitolinës, ai kishte vendosur të "analizonte" pakot që duhej të sillte në destinacionin e tyre, duke u ndalur buzë rrugës. Policët ishin bërë dyshues për shkak se automjeti që drejtohej nga shqiptari kishte zënë pjesërisht karrexhatën, duke bllokuar kalimin me makinat e tjera dhe më pas kishin vendosur të bisedonin me shoferin për të vijuar më tej kontrollin e furgonit.

Që nga ai moment ai nuk pati mundësi tjetër vetëm të pranonte krimin, ku në makinë ju zbuluan sende të ndryshme me vlerë, parfume, kozmetikë dhe dhurata të tjera, madje edhe me vlerë të madhe.

I befasuar brenda furgonit të kompanisë ku punonte teksa hapte paketat për të verifikuar përmbajtjen e tyre, shqiptari u arrestua dhe u dërgua para gjykatës ku negocioi dënimin me 18 muaj me kusht dhe 200 euro gjobë.

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll