Politike

22 Gusht 2019, 05:11 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, një ndër hartuesit e ligjit dekriminalizimit dhe reformës zgjedhore, thotë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje. Ish-deputeti demokrat, në një intervistë RTV Ora shprehet se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje dhe gjithçka që është kryer përbën vepër penale. 

Me datë 30 qershor ka ndodhur çdo gjë tjetër, mund të ketë qenë dhe një ekskursion votimi, por jo zgjedhje. Në këtë aspekt janë të vetmet zgjedhje në 30 vitet e fundit të cilat kanë të hapur legjitimitetin kushtetues përpara Gjykatës Kushtetuese“, deklaroi ai.

Për sa i përket krizës politike një nga njerëzit më të rëndësishëm në PD thotë se “është thelluar në mënyrë të skajshme”, por tregon rrugën që sipas tij mund të zgjihet. 

Zgjidhja është sa kushtetuese dhe politike. Sot janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sigurisht ripërsëritja, bërja e zgjedhjeve dhe për pushtetin vendor në datën që ka caktuar Presidenti i Republikës, siç vendos ai“, u shpreh ish- ligjvënësi.

Ish-deputeti demokrat komentoi dhe situatën në Shkodër, ndërsa tha se Komsioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka tagër ligjor që të përsërisë zgjedhjet në atë qytet.

Tentativa për të përdorur KQZ-në për të përsëritur zgjedhjet pa një dekret të Presidentit dhe në kundërshtim me dekretin e datës 13 tetor, është një shkelje tjetër e cila do të vërë para përgjegjësisë të gjitha ata që mendojnë se mund të bëjnë fallxhorin ligjor në KQZ“, përfundon Bylykbashi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorehiqet valdrin pjetri kriza politike oerd bylykbashi zgjedhjet ne shkoder dorehiqet valdrin pjetri kriza politike oerd bylykbashi zgjedhjet ne shkoder

Sondazh

Poll