VIDEO/ Pamje nga aksioni i Policisë në Shkodër! Kanabis në proces tharje e thasë me drogë gati për shitje
Në videon e Bluve të Shkodrës shihet se një pjesë e kanabisit ishte në proces tharrje dhe e paketuar ndërkohë që pjesa e tjetër ishte në proces rritjeje.
13 Tetor 2022, 10:44Nga e.k
Pamje nga laboratori i drogës n/ Shkodër
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka bërë publike pamjet nga operacioni "Qarku" që çoi në pranga 15 persona mes tyre 10 gra që merreshin me kultivimin e kanabist.
Në videon e Bluve të Shkodrës shihet se një pjesë e kanabisit ishte në proces tharrje dhe e paketuar ndërkohë që pjesa e tjetër ishte në proces rritjeje.
Shtëpia e barit u zbulua një ditë më parë në SHkodër, por sot, Policia dha detaje në lidhje me aktivitetin ilegal. Në kuadër të operacionit që ka marrë emrin “Qarku”, janë sekuestruar 100 kilogramë kanabis që ishin në fazën e tharjes.