Politike

Berisha: Rama bëri skandal në KiE, është një anti-shqiptar që ka shok vetëm Enver Hoxhën

Berisha tha se Rama bëri skandal në asamble. Sipas tij, kreu i qeverisë është anti-shqiptar.

12 Tetor 2022, 17:57 Nga A.B
Berisha: Rama bëri skandal në KiE, është një
Sali Berisha

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ditën e sotme, gjatë një takimi me qytetarët në Vaun e Dejës fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës. Berisha tha se Rama bëri skandal në asamble. Sipas tij, kreu i qeverisë është anti-shqiptar.

'Edi Rama në rrafshin kombëtar është një anti shqiptar i cili në 100 vite ka shok vetëm Enver Hoxhën në aspekte ç’njerëzore, kurse ai kishte nacional-komunizëm, ndërsa Edi Rama është shdërruar në një vasal tërësisht të Vuçiçit por edhe të atyre që u shërbejnë për pushtet dhe njëri prej tyre është presidenti i Turqisë, Erdogan. Më thoni ju mua. Ishte sot në Këshillin e Europën dhe mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi prokurori këtu, prandaj tha se pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës. Ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij të cilët vraponin për të bllokuar gjykatën. Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një anti shqiptar i mirëfilltë.”-tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

sali

Sondazh

Poll