Bota

Alex Jones urdhërohet t’i paguajë 1 miliard dollarë dëmshpërblim familjarëve të viktimave në masakrën e “Sandy Hook”

Familjet e tetë viktimave dhe një agjent i FBI-së që iu përgjigj sulmit, kishin kërkuar të paktën 550 milionë dollarë në gjyqin për shpifje në Connecticut. Ata pretenduan se keqinformimi i drejtuesit të radios çoi në ngacmime dhe kërcënime me vdekje për një dekadë.

13 Tetor 2022, 08:15 Nga e.k
Alex Jones urdhërohet t’i paguajë 1 miliard dollarë
Alex Jones

SHBA- Konspiracionisti dhe moderatori i ekstremit të djathtë, Alex Jones është urdhëruar të paguajë gati 1 miliard dollarë dëmshpërblim për familjarët e viktimave të masakrës së Sandy Hook në SHBA.

Familjet e tetë viktimave dhe një agjent i FBI-së që iu përgjigj sulmit, kishin kërkuar të paktën 550 milionë dollarë në gjyqin për shpifje në Connecticut. Ata pretenduan se keqinformimi i drejtuesit të radios çoi në ngacmime dhe kërcënime me vdekje për një dekadë.

Njëzet fëmijë dhe gjashtë të rritur u vranë në shkollën fillore Sandy Hook në vitin 2012.

Jones, i cili themeloi faqen e internetit konspirative dhe talk shoë Infowars, argumentoi për vite se masakra ishte një komplot i “inskenuar” i qeverisë për t’i marrë armët nga amerikanët dhe se “askush nuk vdiq”, shkruan Reuters.

Ai tani pranon se sulmi ishte “100% i vërtetë”, çka e deklaroi gjatë një seance gjyqësore kur edhe kërkoi ndjesë për deklaratat e tij.

shba alex jones

Sondazh

Poll