Politike

“Tritol tokës në Peshkopi për të ndërtuar lokalin”, Berisha nxjerr emrin: Ka qenë kandidat për deputet

21 Gusht 2019, 19:28 Nga DOSJA
“Tritol tokës në Peshkopi për të ndërtuar

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale.

Në një sstatus në Facebook, Berisha ka publikuar një video ku shihet se një truall është hedhur në erë me tritol.

Sipas ish-kryeministrit kjo tokë ndodhet në Peshkopi.

Berisha shkruan më tej se trualli është publik dhe është shpërthyer në tritol nga Artan Bitri pasi ky i fundit dëshiron të ndërtojë lokalin e tij.

Statusi i Berishës

Tritol prones shteterore! Per narkodrejtoret e narkoshtetit prona publike eshte private e tyre.
Per ata ligji zevendesohet me vullnetin e tyre! Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr Berisha.ky është shpërthim me tritol nga drejtori i spitalit peshkopi Artan Bitri në pronë shtetërore tek ura mbi lumin drin ,për të ndërtuar lokalin e tij. ky person ka qenë kandidat për deputet ku e ka marrë tritolin,lejen e ndërtimit dhe shfrytëzimin e tokës me pronar shtetin, ky person?

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan bitri denoncimet e berishes sali berisha artan bitri denoncimet e berishes sali berisha

Sondazh

Poll