Politike

Rama flet për Open Ballkan: Mendoj njësoj si Vuçiç, 'ndahem' me Albin Kurtin. Kë model ndjek? Mendjet e ndritura të Rilindjes

Në fjalën e tij, në Këshillin e Europës, Rama tha se Ballkani i Hapur nuk e zëvendësonte Procesin e Berlinit, ndërkohë që shtoi se për model/ idhuj kishte vetëm 'rilindasit' shqiptarë e asnjë tjetër.  

12 Tetor 2022, 17:00 Nga k.m.
Rama flet për Open Ballkan: Mendoj njësoj si Vuçiç,
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën e Ballkanit të Hapur duke u shprehur se në këtë pikë pajtohet plotësisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, por ishte kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, në Këshillin e Europës, Rama tha se Ballkani i Hapur nuk e zëvendësonte Procesin e Berlinit, ndërkohë që shtoi se për model/ idhuj kishte vetëm 'rilindasit' shqiptarë e asnjë tjetër.  

"Ballkani i Hapur, pse na duhet? Nuk e përjashton Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur nuk do të ekzistonte pa procesin e Berlinit. Sa për ta ditur në këtë pikë kam të njëjtin mendim si presidenti serb Vuçiç dhe jo të njëjtin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk ka të bëjë me ngjyrat apo skuadrat. Sa për të qenit model, nuk e kuptova. Modeli i Shqipërisë janë mendjet e ndritura të Rilindjes, i të gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe në mbarë botën. Nuk e meritojnë stigmën dhe stereotipin. Nuk duam të jemi dikush tjetër. Jemi shumë krenar që jemi shqiptarë. Sa i takon pyetjes për sulmin kibernetik. Po ishte sulm i organizuar dhe sponsorizuar nga Irani. I mbështetur në ekspertizë dhe hetim i Microsoft dhe agjensi të tjera. Konkluszioni ëhstë mbështetur në fakte. Kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk do të guxoja që të flisja me hamendësime dhe fantazi. Iu fola bazuar në fakte. Do të doja që ta ndreqnit. Gabimi i bërë me mirëbesim të mos shndërrohet në një mëkat të pafalëshëm të KE,"-tha Rama.

edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll