Politike

Eurodeputeti gjermani "ngul" Ramën: Erdhe fole shumë gjatë, unë kam mbetur pa fjalë. Hajde flasim sërish

Pasi Rama mbaroi fjalimin e tij, gjermani tha se nuk e kishte më idenë se çfarë do pyeste, pasi kryeministri shqiptar e kishte konfuzuar me fjalën e tij të gjatë. 

12 Tetor 2022, 16:35 Nga k.m.
Eurodeputeti gjermani "ngul" Ramën: Erdhe fole shumë
Frank Schwabe

STRASBURG- Frank Schwabe, politikani gjerman i Partisë Social Demokrate është shqetësuar nga fjala e gjatë e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës. Pasi Rama mbaroi fjalimin e tij, gjermani tha se nuk e kishte më idenë se çfarë do pyeste, pasi kryeministri shqiptar e kishte konfuzuar me fjalën e tij të gjatë. 

"Kam mbetur pa fjalë sepse nuk është e mundur që të flisni për kaq shumë kohë dhe të mos na lini të bëjmë debat. është problematike. Mendoj të ftojmë për të ardhur sërish. Nuk e di çfarë të pyes dhe ç'të dikskutuoj. Duhet të pyes për gjyqësorin në Shqipëri, nuk e di nëse do të vini në Rijkiavik. Por nuk e di nëse është forumi për ta bërë një gjë të tillë. Kthehuni sa më parë dhe të diskutojmë,"- tha Frank Schwabe.

frank schwabe edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll