Politike

Eurodeputeti rumun-Ramës: U shfaqe si vizionar, i frikësohesh fantazmave të së shkuarës

Zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, ndaj ai shtoi se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.

12 Tetor 2022, 16:41 Nga a.b\
Eurodeputeti rumun-Ramës: U shfaqe si vizionar, i frikësohesh
Iulian Bulai

STRASBURG- Shumë komente mori fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për krimet e luftës në Kosovë. Zëdhënësi i Rumanisë në Asamble, Iulian Bulai tha se ky organ i Këshillit të Europës nuk është Prokurori, ndaj ai shtoi se duhen pritur përgjigjet nga Prokuroria e Hagës fillimisht.

Vizita juaj është historike, pjesa e parë e fjalës suaj shfaqi një udhëheqës vizionar në çështje ndërkombëtare. Por pati një asimetri midis gjithë ambicieve të mëdha dhe shfaqjes së një politikani që i frikësohet fantazmave të së shkuarës. Kjo është për të ardhur keq. Duhet thënë që kjo asamble nuk është prokuroria. Le të presim përgjigjen e Prokurorisë në Hagë për t’iu përgjigjur. Pse të synohet për një minishengen si Ballkani i Hapur, kur ne mund t’ju ndihmojmë të synoni poër një shembull më të madh. Cili është roli që mund të luajë Shqipëria si model në integrimin e Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, zoti kryeministër, mbështesni nismën e Ballkanit të Hapur që kundërshtohet nga Kosova dhe që e izolon atë. Dua një përgjigje e sinqertë.” - tha Bulai.

edi rama iulian bulai rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll