Politike

Thirrja e fundit! Rama në Kie: Rrëzoni akuzat kundër Kosovës, pranoni kërkesën e Shqipërisë

Rama mbylli fjalimin e tij në Këshillin e Europës, duke përsëritur që të rrëzohen të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj Kosovës për krime lufte.

12 Tetor 2022, 16:27 Nga A.B
Thirrja e fundit! Rama në Kie: Rrëzoni akuzat kundër
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama mbylli fjalimin e tij në Këshillin e Europës, duke përsëritur që të rrëzohen të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj Kosovës për krime lufte. 

'Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin. Zoti ju bekoftë juve! Zoti e bekoftë Këshillin e Evropës! Faleminderit shumë!'- tha Rama.

edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll