Politike

Raporti i Dick Marty-t/ FJALIMI I RAMËS: Hashim Thaçi si Jozef K i Kafkës, rri e pret gjyqin, tek akuza asnjë fjalë se përmend trafikun e organeve

Në një fjalim që zgjati rreth 1 orë në Asamblenë në Këshillit të Europës, Rama e krahasoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me "Jozef K".

12 Tetor 2022, 16:21 Nga k.m.
Raporti i Dick Marty-t/ FJALIMI I RAMËS: Hashim Thaçi si Jozef K i
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka folur për Hashim Thaçin. Në një fjalim që zgjati rreth 1 orë në Asamblenë në Këshillit të Europës, Rama e krahasoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me "Jozef K". Ky i fundit personazh në romanin "Gjyqi" të Franz Kafkës, i cili pret dënimin e tij.

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur të Kadaresë është krijim i fantazisë dhe ka për qëllim të argëtojë, arritja e vetëgjeneralit tuaj në kërkim të një ushtrie organesh që nuk ekzistonte. Pas akuzave u krijuan dhomat e specializuara të Kosovës. Arrestuan edhe Hashim Thaçin. imagjinoni presidentin apo kryeministrin e vendit tuaj dhe vihet nën arrest pa asnjë akuzë zyrtare. Joe Biden do ta quante Uashingtonin e Kosovës, por do të ishte më e udhës të quhet Jozef K, personazhin kryesor të Kafkës tek "Gjyqi". Ai u dorëzua, është ende atje, një Jozef K i gjallë. I krijuar nga një fake-neës që u përhap si mortajë dhe ndikoi politikën e institucioneve ndërkombëtare. Mos ma merrni për keq nuk jam këtu për të diskutuar dhomat speciale, por jam për të diskutuar burimin. Në akuzën zyrtare, që u paraqit pas një viti, nuk ka as edhe një fjalë që e përmend qartë apo të nënkuptuar çështjen e trafikimit. është një çështje që nuk ekziston. Prandaj jam këtu këtë vit, pritëm mos dilte ndonjë gjë. është fantazi e ideuar në Kremlin dhe e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut. Kuptoj rëndësinë e paanëshmërisë. është në natyrën e institucioneve se gjërat duan kohë,"-tha Rama.

edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll