Aktualitet

“Donte të merrte tokën”/ U dënua për një kotec, 80-vjeçarja sërish në probleme: Me kanë denoncuar për një magazinë që nuk ekziston

Në një intervistë për "Shqipëria Live" Karasa nga Narta e Vlorës ka deklaruar se këtë herë ajo është dënoncuar nga fqinji i saj për ndërtimin e një magazinë që nuk ekziston. 

12 Tetor 2022, 15:31 Nga I.A
“Donte të merrte tokën”/ U dënua për një
Geroni Gunbardhi dhe Lefkotheia Karasa

VLORË- 80-vjeçarja Lefkotheia Karasa e cila po ndiqet penalisht për shkak të një koteci pulash, është sërish në telashe me drejtësinë. Në një intervistë për "Shqipëria Live" në Top Channel Karasa nga Narta e Vlorës ka deklaruar se këtë herë ajo është dënoncuar nga fqinji i saj për ndërtimin e një magazinë që nuk ekziston. 

“Janë fqinjët ata që e kanë bërë, ne punonim e i ndihmonim se s’kishin bukë të hanin”, deklaroi e moshuara.

Konflikti me fqinjin ka nisur që në momentin që ai ka marrë pjesë toke nga territori i 80-vjeçares.

“Ishte rruga kryesore dhe nuk ngopej. Hoqi të gjitha gjërat i prishi sepse donte të merte tokën. Toka ishte me letra dhe ai erdhi e mori”, tha Lefkotheia Karasa.

Pjesë nga intervista:

Si jeni me shëndetin?

Karasa: Jam e rraskapitur. Më ra pika tani, shpirti im e di. Djemtë u tmerruan. Më mori polici me furgon, hajde shpejt më thoshte. Isha te dera, shpejt, shpejt, hajde ikim. Më mori në Vlorë. Nuk kisha njeri, isha vetëm

Jetoni vetëm?

Karasa: Po, djemtë dhe vajzat i kam jashtë

Ju kanë arrestuar rreth 1 muaj më parë?

Karasa: Jo një muaj, më shumë se 1 vit

Kush e ka bërë denoncimin?

Karasa: Ku di unë, ai dhe ajo bashkë, fqinjët. Burri i kishte kushërinj të parë. U dogj u përvëlua. Ishte toka e vjehrrit e tani është e imja.

Ju kanë marrë pjesë toke?

Karasa: Po, është futur brenda gardhit tim. Vrau burrin tim.

Pse sillen kështu?

Karasa: Nuk ngopen ata. E vranë tjetrin

Në lidhje me kotecin e pulave ka folur edhe avokati i zonjës, Geroni Gunbardhi dhe shtoi disa detaje, duke treguar se ka ardhur policia dhe kryetari i zonës duke parë vendin. Për sa i përket fqinjit i cili ka denoncuar sërish, kësaj radhe për një magazinë, avokati tha se i vëllai i tij është i pandehur, pasi mbante armë pa leje në shtëpi.

“Plaka jeton e vetme sepse djali nuk vjen aty. Erdhën policia e kryetari i zonës e panë se kush ishte dhe ne menduam që mbaroi por jo, çështja kishte vazhduar. Në fshatin nartë kanë mbetur pleq dhe plaka. Komshiu që i ka akuzuar ka edhe vëllain, i cili është akuzuar për mbajtje pa leje. Zonja ka kryer shërbim prove për katër muaj. Më pas kanë denoncuar për një magazinë që nuk ekziston”, u shpreh  Gunbardhi.

Pritet që gjyqi i radhës të mbahet më 25 tetor, ku sipas palëve kopetente është kërkuar pushimi i çështjes.

 

lefkotheia karasa geroni gunbardhi

Sondazh

Poll