Aktualitet

Rëndohet bilanci i masakrës në Klos, ndërron jetë dhe babai i 17-vjeçarit

Tashmë mësohet se në spital ndodhet edhe një tjetër person që ka mbetur gjithashtu i plagosur. 

12 Tetor 2022, 14:49 Nga F.M
Rëndohet bilanci i masakrës në Klos, ndërron jetë dhe
Vendi ku ndodhi masakra në Klos

KLOS- Rëndohet bilanci i masakrës në Klos! Numri i viktimave ka shkuar në dy. Bashkë me 17-vjeçarin mësohet se ka mbetur i vdekur edhe babai i tij, i cili ishte në spitalin e Burrelit në gjendje të rëndë për jetën. Tashmë mësohet se në spital ndodhet edhe një tjetër person që ka mbetur gjithashtu i plagosur. 

Çfarë ndodhi sot? 

Konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve kanë sjelle një masakër në mes të Klosit. 17-vjeçari Kenado Shira  ka qenë me babain e tij në momentin që ka hyrë në një lokal ku është përballur me anëtarë të fisin Mjeshtri. Konflikti ka agravuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, u vra adoleshenti, ndërsa babai i tij dhe një tjetër person mbetën të plagosur rëndë. Të dy janë u dërguan në spital, ku i ati i 17-vjeçarit, Liri Shira ndërroi jetë. Personi tjetër është ende në spital, por nuk është identifikuar. 

masakra e klosit bensik mjeshtri

Sondazh

Poll