Aktualitet

Dy fise përgjakën Klosin! Përplasja nisi pas përballjes në lokal, babai i viktimës rëndë në spital

Palët janë përplasur sërish sot kur janë përballur në një lokal në qendër të Klosit.

12 Tetor 2022, 14:24 Nga F.M
Dy fise përgjakën Klosin! Përplasja nisi pas përballjes
Vendi ku ndodhi vrasja në Klos

KLOS- Detaje të reja jana zbardhur nga krimi i rëndë që ka tronditur Klosin. Mësohet se përplasja me armë zjarri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Shira, që kanë pasur konflikte të hershme me njëri-tjetrin. Palët janë përplasur sërish sot kur janë përballur në një lokal në qendër të Klosit.

Përplasja është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave ka mbetur i vrarë një 17-vjeçar. Babai i viktimës dhe një tjetër person janë plagosur e ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

masakra e klosit

Sondazh

Poll