Aktualitet

Masakra në Klos, revoltohen banorët: Ambulanca e policia u vonuan, djali u përpëlit para syve tanë

Qytetarët shprehen për mediat se auto-ambulanca dhe policia kanë mbërritur me vonesë në vendin ku ka ndodhur vrasja e 17-vjeçari Kenado Shira dhe plagosja e babait të tij dhe e një tjetër personi.

12 Tetor 2022, 14:49 Nga F.M
Masakra në Klos, revoltohen banorët: Ambulanca e policia u vonuan,
Klosi

KLOS- Banorët e Klosit janë shfaqur të revoltuar pas masakrës së ndodhur në Klos këtë mesditë. Qytetarët shprehen për mediat se auto-ambulanca dhe policia kanë mbërritur me vonesë në vendin ku ka ndodhur vrasja e 17-vjeçari Kenado Shira dhe plagosja e babait të tij dhe e një tjetër personi.

"U vonua shumë, djali do kishte shpëtuar, u përpëlit para syve tanë,"- thonë banorët.

Konfliktet e vazhdueshme mes dy fiseve kanë sjelle një masakër në mes të Klosit. 17-vjeçari Kenado Shira ka qenë me babain e tij në momentin që ka hyrë në një lokal ku është përballur me anëtarë të fisin Mjeshtri. Konflikti ka agravuar me përdorimin e armëve të zjarrit. Si pasojë e të shtënave, u vra adoleshenti, ndërsa babai i tij dhe një tjetër person mbetën të plagosur rëndë. Të dy janë dërguar në spital e ndodhen në gjendje të rëndë për jetën, 

 

masakra e klosit danjel hasula besnik mjeshtri

Sondazh

Poll