Aktualitet

Masakra e Klosit, kryepolici i Dibrës jep DETAJE: Janë 3 autorë, njëri është vetëvrarë

Sa i përket autorëve të masakrës, bëhet me dije se janë 3, por njëri prej tyre, pas ngjarjes ka vendosur që t'i japë fund jetës.

12 Tetor 2022, 15:29 Nga k.m.
Masakra e Klosit, kryepolici i Dibrës jep DETAJE: Janë 3 autorë,
Dhimitraq Ziu

KLOS- Kryepolici i Dibrës, Dhimitraq Ziu ka dhënë detaje lidhur me masakrën e ndodhur sot në Bashkinë Klos. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Dhimitraq Ziu ka bërë me dije se ka dy viktima, babë e birë, Kenado dhe Liri Shira. Ndërkohë që të plagosur kanë mbetur, Englantin dhe Renato Hasula. Sa i përket autorëve të masakrës, bëhet me dije se janë 3, por njëri prej tyre, pas ngjarjes ka vendosur që t'i japë fund jetës.

“Sot në orën 14:15 minuta, në qytetin e Klosit ka ndodhur një ngjarje e rëndë, një vrasje, ku kanë ngelur të vrarë shtetasit Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato Hasula dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. Me marrjen e informacionit, policia u vu në ndjekje me shërbime dhe u bë e mundur kapja e 3 personave; Fiqiri Mjeshtri, Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri. Theksoj se Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë. Policia në bashkëpunim me prokurorin po vazhdon me përgjegjësi për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore, si dhe punën për zbardhjen e kësaj ngjarje”, deklaroi Dhimitraq Ziu,"-tha në fjalën e tij Ziu.

dhimitraq ziu masakra e klosit

Sondazh

Poll