Aktualitet

Shpallet në kërkim autori i masakrës në Klos

Identifikimi i autorit është bërë pas marrjes së dëshmive të banorëve që kanë parë përplasjen me armë, por emri nuk i është bërë ende publik.

12 Tetor 2022, 14:29 Nga F.M
Shpallet në kërkim autori i masakrës në Klos
Vendi ku ndodhi vrasja në Klos

KLOS- Një person me mbiemër Mjeshtri është shpallur në kërkim nga policia pasi rezulton se është autori i masakrës në Klos. Identifikimi i autorit është bërë pas marrjes së dëshmive të banorëve që kanë parë përplasjen me armë, por emri nuk i është bërë ende publik.

Një përplasje me armë zjarri shkaktoi një masakër me një të vrarë dhe dy të plagosur në Klos. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë mesditë. Viktimë ka mbetur një 17-vjeçar, ndërsa është plagosur babai i tij e një tjetër person.

Përplasja ka ardhur pas konflikteve që kanë pasur prej kohësh dy fiset Mjehtri e Shira. 

masakra e klosit besnik mjeshtri

Sondazh

Poll