Art&Argëtim

VIDEO/ Vesh rrobat njësoj? Përgjigjia e reperit, Bardhi: Nuk vij nga familje milionerash, lekët ua kam ndarë prindërve të bëjnë shtëpi

Bardhi thotë se me një bluzë 10 euro është veshur ndërsa shpjegon se paratë që fiton nga kënga i çon te prindërit e tij për të bërë një shtëpi. 

12 Tetor 2022, 13:03 Nga f.g
VIDEO/ Vesh rrobat njësoj? Përgjigjia e reperit, Bardhi: Nuk vij nga
Foto nga video

TIRANE- Reperi shqiptar Bardhi është vënë në shënjestër të komentuesve në rrjet pas daljes së tij në emisionin "Më lër të flas" ku tregoi edhe detaje nga jeta e tij personale. Kësaj here, Tik-Tokështë mbushur me video ku reperi thumbohet se përse ka zgjedhur të veshë të njëjtat rroba që i ka patur veshur edhe në një dasmë. Edhe pse veshja me pantallona dhe një xhup xhins dhe një T-Shirt i bardhë nuk ka asnjë problem të dukshëm, për "standartet" e kritikëve të rrjetit, nuk ka qenë siç duhet. "Ndërroji nanjherë rrobat për raste festash",-shkruante komenti krah pamjeve. 

Por avokatinë vetes, reperi ka zgjedhur t'ja bëjë vetë duke bërë edhe sqarimin. Në një video në Instagram, teksa i përgjigjet direkt komentuesve, ai thotë se me një bluzë 10 euro është veshur ndërsa shpjegon se paratë që fiton nga kënga i çon te prindërit e tij për të bërë një shtëpi. 

POSTIMI I PLOTE I REPERIT: 

Verified
INFO : Ti qe e ke postu ket sen po ta baj qefin vendosa me ti than do fjale !
Mos mendo qe me perul mu ose karrieren tem pse e kam pas njejten veshje nje Emision dhe nje darsem nje shokut tem une nuk vi nga familje e milionerav dhe sjam milioner ! nuk besoj qe kam dhez prej teshav se me nje duks 10€ ne videon tem te par BETOHEM e kam pas vesh ! po une njina per zanin tem respektin ndaj qdo njerit qe mka ba support paret qe i fitoj normal qe si kom nda me ble 10.000€ tesha po jau kam nda Nanes edhe Babit per me ba naj shpi etj. veq deshta me tu pergjigj se nuk ke fitu kurgjo me ket video qe je mundu mem ofendu se ti spaku as ftyren as veshjen se ke tregu po kulturen. i pasun jam perderisa familja jem i ka krejt tmirat e zotit qe ai ma ka dhuru mu me ju ndimu ❤️ edhe 1 sen mos e harro multi milioner me kan skom me e jetu jeten e milionerit kur e di qe veni jon osht shumi varfun edhe qona e flej me nje rreth te tille ????

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

bardhi reperi bardhi

Sondazh

Poll