Art&Argëtim

Tjetër ABUZIM/ Geena Davis vs Bill Murray, aktorja: Më takoi në një hotel, më detyroi të më bënte masazh

Aktorja përshkroi, ndër të tjera, momentin e vështirë, gjatë të cilit ylli e takoi atë në një suitë hoteli, duke mbajtur në duar një pajisje masazhi. Në fakt, siç theksoi ajo, ai këmbënguli që ta përdorte tek ajo, pavarësisht se e refuzoi. 

11 Tetor 2022, 19:55 Nga k.m.
Tjetër ABUZIM/ Geena Davis vs Bill Murray, aktorja: Më takoi në
Geena Davis dhe Bill Murray

SHBA- Geena Davis ka treguar në librin e saj të kujtimeve, "Ding of Politeness", për përvojën e vështirë që pati kur u takua me Bill Murray në xhirimet e Quick Change në vitin 1990. Aktorja përshkroi, ndër të tjera, momentin e vështirë, gjatë të cilit ylli e takoi atë në një suitë hoteli, duke mbajtur në duar një pajisje masazhi. Në fakt, siç theksoi ajo, ai këmbënguli që ta përdorte tek ajo, pavarësisht se e refuzoi. 

"Ishte e keqe. Mënyra se si veproi kur u takuam për herë të parë. Duhet të isha larguar ose të mbroja veten time, por në këtë rast nuk do ta kisha marrë rolin. Mund ta kisha shmangur këtë sjellje nëse do të dija si të reagoja apo çfarë të bëja gjatë audicionit,"-tregon ajo. 

Sipas aktores, e cila foli për librin e saj të ri për gazetën britanike The Times, Murray gjithashtu u soll keq ndaj saj gjatë xhirimeve të filmit. Bill Murray, siç raportoi ylli 66-vjeçar, e gjeti në dhomën e saj të zhveshjes dhe filloi t'i bërtiste se ishte vonë, pavarësisht se nuk ishte faji i saj, pasi në fakt ajo thjesht po priste veshjen skenike. Po pavarësisht kësaj, ai vazhdoi ta sulmonte verbalisht përballë qindra punëtorëve.

Tjetër ABUZIM/ Geena Davis vs Bill Murray, aktorja: Më takoi në

Davis fajësoi veten për sjelljen e keqe të aktorit 72-vjeçar. 

Memoaret e Davis, "Dying of Politeness", do të publikohen sot, më 11 tetor. Por Davis nuk është e vetmja aktore që ka përshkruar një incident abuziv gjatë kohës së saj me Murray. Lucy Liu zbuloi një skenë në podcastin "Asian Enough" në vitin 2021 ku theksoi se Murray e ofendoi atë në një mënyrë të papranueshme dhe të pafalshme në xhirimet e "Charlie's Angels".

Sjellja e Murray pezulloi prodhimin e një prej filmave të tij. Siç raportohet nga Variety, xhirimet u ndërprenë për shkak të ankesave për sjelljen e papërshtatshme të aktorëve në xhirime.

geena davis bill murray

Sondazh

Poll