Art&Argëtim

NUK NJEH MOSHË- Sofia Loren hap restorant, merr pjesë vetë në inagurim

Për eventin e veçantë, ajo ka dizenjuar me kujdes stilin, ndonëse prej kohësh ka ndërtuar një stil të mirë të cilit i ka qëndruar besnike prej dekadash.

11 Tetor 2022, 20:42 Nga I.A
NUK NJEH MOSHË- Sofia Loren hap restorant, merr pjesë vetë
Sophia Loren

ITALI- Ikonikja Sophia Loren hapi dje një restorant me emrin e saj në Milano. Për eventin e veçantë, ajo ka dizenjuar me kujdes stilin, ndonëse prej kohësh ka ndërtuar një stil të mirë të cilit i ka qëndruar besnike prej dekadash.

Ditën e djeshme, aktorja e njohur në promovimin e restorantit kishte veshur një kostum elegant në të bardhë, poshtë të cilit kishte një bluzë saten në të njëjtin ton. Sophia Loren karizmatike dhe bukuroshe “theu” edicionin monokromatik të modës me këpucët e zeza, ndërsa vëmendjen më të madhe, kur bëhet fjalë për detajet e stilit të saj, tërhoqën bizhuteritë e saj.  Ishte një gjerdan i mrekullueshëm dhe një palë vathë me diamante.

NUK NJEH MOSHË- Sofia Loren hap restorant, merr pjesë vetë
Sophia Loren

Sophia Loren, e cila me meritë mban epitetin e divës, ka konfirmuar reputacionin e një ikone. Është unike dhe e papërsëritshme.

 

sophia loren

Sondazh

Poll