Art&Argëtim

Eddie Murphy pranon të paguajë $35,000 në muaj për vajzën e lindur me ish-Spice Girl, Mel B

Eddy Murphy, 61 vjeç, i kishte paguar këngëtares me origjinë britanike, me emrin e vërtetë Melanie Brown, 25,000 dollarë në muaj - 300,000 dollarë në vit - që kur të dy zgjidhën betejën e tyre të ashpër për atësinë në shkurt 2009.

11 Tetor 2022, 19:36 Nga k.m.
Eddie Murphy pranon të paguajë $35,000 në muaj për
Mel B dhe Eddy Murphy

SHBA- Eddie Murphy ka pranuar t'i paguajë ishit të tij, Mel B 35,000 dollarë mbështetje mujore për vajzën e tyre 15-vjeçare, dy vjet pasi Spice Girl paraqiti dokumente duke kërkuar më shumë ndihmë financiare.

Dokumentet e gjykatës, të cilat janë parë nga DailyMail tregojnë se të dy kanë rënë dakord për një marrëveshje të re. Murphy, 61 vjeç, i kishte paguar këngëtares me origjinë britanike, me emrin e vërtetë Melanie Brown, 25,000 dollarë në muaj - 300,000 dollarë në vit - që kur të dy zgjidhën betejën e tyre të ashpër për atësinë në shkurt 2009.

Pagesat do të bëhen duke filluar nga tetori i kaluar e deri sa Angel të mbushë 18 vjeç. Aktori gjithashtu pranoi të mbulonte tarifat e avokatit të Brown prej 10,000 dollarë. Mel, e cila ka dy vajza të tjera nga marrëdhëniet e mëparshme, lindi Angel Iris Murphy Brown, në ditëlindjen e 46-të të Murphy, më 3 prill 2007.

Murphy - i cili tani ka dhjetë fëmijë me pesë gra të ndryshme - në mënyrë të përsëritur refuzoi të kishte ndonjë lidhje me Mel ose fëmijën e tyre, madje këmbënguli se ajo e kishte mashtruar për të mbetur shtatzënë. Më 22 qershor 2007, përfaqësuesit e yllit njoftuan se një test i ADN-së kishte konfirmuar se Murphy ishte babai.

mel b eddy murphy

Sondazh

Poll