Art&Argëtim

FOTO/ Khloe Kardashian rrëfen historinë e trishtë: Kisha një "gungë" në fytyrë, ishte tumor

Kardashian tha se ajo vendosi të kontrollonte një “gungë të vogël” që e kishte për 7 muaj dhe nuk i ishte larguar. Fillimisht mendonte se ishte diçka e vogël, por pas kontrolleve mjekësore nuk rezultoi ashtu.

12 Tetor 2022, 09:03 Nga e.k
FOTO/ Khloe Kardashian rrëfen historinë e trishtë: Kisha një
Khloe Kardashian

SHBA- Khloe Kardashian ka rrëfyer se është operuar nga tumori pak kohë më parë. Ajo e rrëfeu historinë e saj të trishtë në shenjë motivimi për të gjithë njerëzit që vuajnë në heshtje si dhe i këshilloi ata që të ndjekin menjëherë kurën mjekësore.

Kardashian tha se ajo vendosi të kontrollonte një “gungë të vogël” që e kishte për 7 muaj dhe nuk i ishte larguar. Fillimisht mendonte se ishte diçka e vogël, por pas kontrolleve mjekësore nuk rezultoi ashtu.

“Pasi vura re një "gungë" të vogël në fytyrën time supozova se ishte diçka e vogël dhe nuk i kushtova rëndësi, më pas vendosa ta bëja biopsi dhe pas 7 muajsh kuptova se ishjte tumor”, shkroi Kardashian në Instagram.

FOTO/ Khloe Kardashian rrëfen historinë e trishtë: Kisha një

Ajo tregoi se pas konsultimit me dy dermatologë dhe bërjes së dy biopsive, u këshillua të bënte operacion të menjëhershëm për të hequr tumorin nga fytyra e saj, duke theksuar se ajo që po shihnin mjekët ishte tepër e rrallë për dikë në moshën e saj.

“Tani vvazhdojmë me procesin e shërimit. Ju do të vazhdoni të shihni fashat e mia dhe kur të më lejohet, me siguri do të shihni një shenjë në faqen tim, por deri atëherë shpresoj të kënaqeni duke parë se sa fantastike janë këto”, tha Khloe.

Khloe u shpreh se donte të ndante historinë që të gjithë të kontrollohen për lëkurën e tyre. Ajo tha se ajo kishte hequr një melanomë nga shpina kur ishte 19 vjeç, por këshilloi edhe ata që nuk janë të predispozuar për kancer të lëkurës që të "kontrollohen gjatë gjithë kohës".

khloe kardashian

Sondazh

Poll