Art&Argëtim

Çmenduritë e Ozzy Osbourne/ Shoku tregon prapaskenat: Ngjyrosi një dhomë hoteli me gjakun e një peshkaqeni, ishte droguar

Anëtari i "Black Sabbath", Tony Iommi tregoi një aventurë të panjohur.

11 Tetor 2022, 23:19 Nga k.m.
Çmenduritë e Ozzy Osbourne/ Shoku tregon prapaskenat: Ngjyrosi
Ozzy Osbourne 

SHBA- Ozzy Osbourne ka folur hapur për varësitë dhe abuzimet e tij, por asnjëherë nuk ka folur publikisht për ekstremet që ka bërë nën ndikimin e drogës. Anëtari i "Black Sabbath", Tony Iommi tregoi një aventurë të panjohur.

Me rastin e promovimit të librit të tij, me titull “Iron Man: My Journey through Heaven and Hell with Black Sabbath”, 74-vjeçari ka dhënë një intervistë, ku ka përshkruar ndër të tjera përvojën ekstreme që ka pasur me Osborne në një dhomë hoteli, pasi kishin përdorur drogë.

“Me drogën jeni gjithmonë të mërzitur, ndaj duhet t'i bëni diçka. Ozzy mori një peshkaqen dhe me gjakun e tij leu gjithë dhomën. Pastaj pyeti nëse mund t'i vinte flakën dhomës"-tha ai.

Kujtohet se në vitin 2011, Osborne pranoi gjatë një interviste për revistën Rolling Stone se droga ia ka turbulluar mendjen aq shumë sa nuk mundej të mbante mend se kur lindi fëmija e tij i parë. Përdorimi kronik i drogës ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të kujtojë ngjarje të rëndësishme në jetën e tij, siç ishte koha kur u përpoq të mbyste gruan e tij Sharon në vitin 1989 pasi kishte konsumuar, ndër të tjera, katër shishe vodka.

Me kalimin e viteve ai shkoi në rehabilitim më shumë se 10 herë dhe në vitin 2013 dhe tani është esëll.

ozzy osbourne 

Sondazh

Poll