Bota

Vijon sekuestrimi i vilave të ndërtuara pa leje në Brezovicë, nën hetim mbi 17 persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në Brezovicë, Zona e ll e Parkut Kombëtar “Sharri”, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me ligjin. Nga Prokuroria konfirmojnë se hetimet për këtë rast janë bërë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe Agjencia e Kadastrave e Kosovës.

12 Tetor 2022, 12:45 Nga d.a.
Vijon sekuestrimi i vilave të ndërtuara pa leje në
Aksioni ne Brezovice

KOSOVË- Policia e Kosovës ditën e djeshme ka nisur aksionin “Brezovica” i cili ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme duke çuar në sekuestrimin e 53 vilave nga 100 të cilat rezultojnë të jenë ndërtim pa leje që sipas prokurorisë i përkasin disa politikanëve dhe biznesmenëve të njohur në vend.

Sipas raporteve të prokurorisë, vërtetohet se në këtë zonë janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Rasim Maloku, prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka deklaruar se operacioni i sotëm “Brezovica” është vazhdimësi e operacionit të ndërmarrë muaj më parë.

53 vila janë mbyllur e janë sekuestruar. Në rastin Brezovicës, nën hetime i kemi 17 persona, ndaj 11 personave është ngritur aktakuzë në vitin 2020 për degradim ambienti. 18 janë në paraburgim, 3 janë në arrest shtëpiak e të tjerët janë nën masa më të buta sepse kanë bashkëpunuar me prokurorinë”.- tha Maloku.

Ky park është i ndarë në tri zona dhe sipas zyrtarëve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në zonën e parë dhe të dytë nuk lejohet ndërtimi kurse në atë të tretë, vetëm me leje të veçantë e cila nuk guxon në asnjë mënyrë të jetë në kundërshtim me ambientin.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se në Brezovicë, Zona e ll e Parkut Kombëtar “Sharri”, janë të ndërtuara rreth 100 objekte në kundërshtim me ligjin. Nga Prokuroria konfirmojnë se hetimet për këtë rast janë bërë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe Agjencia e Kadastrave e Kosovës.

Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar 'Sharri', me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ai sqaroi se zona është nën kontroll dhe tanimë janë ndërprerë të gjitha punimet. Prokurori u shpreh se zyrtarët që ishin përgjegjës për lëshim të lejeve për ndërtim dhe zyrtarët përgjegjës për zbatim, e që janë ata të Drejtorisë së Urbanizimit në komunën e Shtërpcës, që është dashur ta mbikëqyrin gjendjen si edhe inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, nuk e kanë kryer punën e tyre.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kryer disa aksione dhe inspektime në terren për të hetuar ndërtimet në zonën e Brezovicës që nga dhjetori i vitit 2021 dhe fillimi i vitit 2022. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar dhjetëra persona mes të cilëve edhe kryetarin e Komunës së Shterpcës, Bratisllav Nikoliç, për të cilin dyshohet se kishte përfituar mbi 1 milion euro nga dhënia e lejeve për ndërtimin e vilave në Brezovicë. Gjithashtu, shteti ka ngrirë edhe miliona euro lidhur me këto raste.

policia e kosoves aksion ne brezovice sekuestrohet vilat ne brezovice policia e kosoves rasim maloku bratisllav nikoliç

Sondazh

Poll