Politike

“Bashën e mban Kaç Islami”, Murrizi i kthehet Elezit: Njerëz pa moral dhe pa besim në Zot

21 Gusht 2019, 18:19 Nga DOSJA
“Bashën e mban Kaç Islami”, Murrizi i kthehet Elezit:

TIRANË– Myslim Murrizi, deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike ka dalë kundër ish-kreut të PD-së në Kukës, Ibsen Elezit.

Në një status në rrjetet sociale, Murrizi shkruan se kreun e PD-së Lulzim Bashën e mban në këmbë Kastriot Myftaraj dhe se nuk ka parti që të rezistojë pa armiq.

Më tej deputeti shkruan se Basha ka shkelur atë që ai e cilëson si nen i shenjtë i statusit të PD-së, i cili sipas tij mbështetet tek familja, Zoti, atdheu, prona.

Ehhh ti kërkon të zbusesh luften e klasave or mik?? Po si mund te rri një parti në këmbë pa armiq?? Po ma gjej nje muaj të vetëm nga 12 dhjetori 1990 që nuk ka patur grupe” armiqësore”?

Bashën dhe PD e mban në këmbë vetëm Kaç Islami dhe aleanca me Monen dhe Tit Idrizin o mik, se po qe per te tjere ishte shkrire me kohe. Pak ndikim kane edhe bijtë e ish hetuesve dhe gjygjtareve të PPSH-së, që janë emëruar në kryesi si dhe ndonjë mutacion i racës njerëzore i graduar në kundërshtim me statutin.

Në statut kemi votuar një nen të shenjtë ku thuhet që PD mbeshtetet tek Familja, Zoti, Atdheu, Prona.

Meri me radhë 30 antarët e kryesisë se cilin nga komponentët e këtij neni plotesojnë dhe pastaj shkojmë tek analiza.

Partia eshte grupim vullnetar interesash bindjesh dhe idesh, por kurrë bashkim individesh pa moral, pa familje, pa besim në zot,”– shkruan në komentin e tij Murrizi.

(f.m.dosjaa.l)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ibsen elezi myslim murrizi ibsen elezi myslim murrizi

Sondazh

Poll